Bitcoin ka arritur vlerën më të ulët të 6-mujorit, duke pësuar një rënie me 50% nga piku që kishte në muajin nëntor 2021.
Në këtë mënyrë, aksionet në kompanitë, pasuria e të cilave është e lidhur me tregun e kriptomonedhave, janë tërhequr.
Çmimi i monedhës digjitale ra 9% në 33 mijë e 307 dollarë, pika më e ulët që nga mesi i korrikut.
Megjithëse mbetet kriptomonedha më me rëndësi në botë për nga vlera e tregut, Bitcoin ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj që kur arriti kulmin në rreth 69 mijë dollarë vitin e kaluar.
Rënia pikiatë në tregjet e kriptove është pasqyruar edhe në tregun e aksioneve në SHBA.
Aksionet e lidhura me kriptovalutat e grumbulluara nga kompania Goldman Sachs ka rënë në rreth një të tretën e vlerës së saj.
Vlera e Coinbase, platforma e shkëmbimit të kriptove, ra 13% të hënën, ndërsa MicroStrategy, kompani softuerësh që investon shumë në Bitcoin, ra me një diferencë të ngjashme.
Rënia ka përkuar me një zhvendosje të gjerë nga ana e investitorëve nga aktivet spekulative, ndërsa ata përgatiten që bankat qendrore në mbarë botën të frenojnë programet e tyre stimuluese.
“Gjëja qesharake në lidhje me kripto-n dhe Bitcoin-in”, tha Joel Kruger, strateg tregu në grupin LMAX, “është se ato janë asete që lindën nga refuzimi i sistemit ekzistues dhe megjithatë ata kanë përfituar kaq shumë nga ai sistem dhe stimujt e politikës monetare saqë kanë sjellë një fluks të paprecedentë në rrezikimin e aseteve”.
Joshja e kriptomonedhave është dëmtuar më tej nga vendimet e organeve rregullatore në mbarë botën për të shtrënguar rregullat sesi tregtohen dhe reklamohen asetet digjitale.
Banka Qendrore e Rusisë, javën e kaluar, propozoi ndalimin e të gjitha operacioneve të kriptomonedhave në vend, duke thënë se si “piramidat e tjera financiare”, vlera e monedhave digjitale “mbështetet kryesisht nga kërkesa e hyrjeve të reja në treg”.
Zyrtarë të Autoritetit të Sjelljes Financiare të Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën e kaluar thanë se agjencia shpreson të shtypë reklamat mashtruese të kriptove, pas lëvizjeve për të rritur mbrojtjen e konsumatorëve në Spanjë, Singapor dhe Itali.
Marrë nga “The Economic Time”, përshtatur për Albanian Post!
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…