KRYESORE

Gjykata e liron Besim Malokun për ppër vrasjen e kushërinjve, revoltohet plaku i familjes i quan “millosha” gjykatësit

Besim Maloku, i cili akuzohet se ka privuar nga jeta vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku sot është liruar. Ndërkaq, me 20 muaj tjerë burgim është dënuar për armëmbajtje pa leje. E Blerim Maloku, vëllai i tij, është dënuar me 9 muaj burgim vetëm për armëmbajtje pa leje.

Besim Maloku që fillimisht u dënua edhe për vrasje, pasi gjendet ne paraburgim që nga viti 2018, gjykata ka vendosur ta lirojë atë nga paraburgimi duke e lënë të lirë.

Të dy akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje.

Në shtator të këtij viti, kur trupi gjykues pritej që të shpallte vendimin për vrasjen e dyfishtë në Malishevë të dy vëllezërve Shani dhe Bahri Maloku, ishte vendosur që të rihapet shqyrtimi gjyqësor me arsyetimin se nevojiten që të sqarohen disa prova dhe ekspertizës të balistikës, raporton KTV.

Sipas aktakuzës, Besim Maloku akuzohej për dy vepra, atë të vrasjes së rëndë dhe për mbajtje të armës pa leje, ndërsa Blerim Maloku akuzohej vetëm për armëmbajtje pa leje.

Më 9 mars të 2018-ës në fshatin Plloqicë të Malishevës Besim Maloku së bashku me vëllanë e tij Blerimin kanë hyrë në shtëpinë e kushërinjve të tyre për të vjedhur. Sipas aktakuzës viktimat pasi i kanë parë të akuzuarit, kanë vrapuar për t’i zënë dhe duke ikur i akuzuari Besim Maloku ka gjuajtur në drejtim të kushërinjve të tij duke i lënë kështu të vdekur të dy vëllezërit Shani dhe Bahri Malokun.

Ky vendim i gjykatës ka frustruar familjen të cilët thanë se do ta sqarojnë këtë vrasje tashmë në mënyrë tjetër.

Babai i viktimave po vazhdon të qëndrojë në sallë duke refuzuar të dalë nga salla.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago