Gjatë takimit të Foltores në Kavajë, Sali Berisha njoftoi se një gjykatës i Parisit pranoi kallëzimin e tij për Sekretarin e Shtetit, Entoni Blinken për shpifje.
“Gjykata e Parisit pranoi kallëzimin tim. E ftoj Sekretarin e Shtetit Entoni Blinken të paraqesë çdo provë, çdo fakt, çdo dokument që ka ndaj meje. Por nuk ekziston” tha Berisha, që la të kuptohet se në Francë do të nisë një proces për akuzën e tij për shpifje ndaj Sekretarit të Shtetit amerikan.