Gjykata serbe në Vranjë ka nisur një seri thirrjesh ndaj zyrtarëve shqiptarë që kanë përdorur simbole shqiptare në Luginë. Nga shoqëria civile kjo fushatë konsiderohet si presion ndaj shqiptarëve.
Gjykatat serbe në Bujanoc dhe Vranjë kanë nisur një fushatë ftesash ndaj personaliteteve të caktuara shqiptare të Luginës së Preshevës të cilët Prokuroria serbe i akuzon për shkelje ligjesh.
Granit Sadriu, ish-drejtor i shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, është ftuar në Gjykatë me arsyetimin se ai ka shkelur ligjin derisa e ka lëshuar njërën nga sallat e këtij institucioni për manifestimin e ditës së flamurit kombëtar.
“Kjo për mua është shkelje e të drejtave të njeriut”, tha ai.
Nga ana tjetër departamenti special për luftimin e korrupsionit në Prokurorinë e Lartë Publike në Nish, ka ngritur një aktakuzë kundër deputetit shqiptar Shaip Kamberi, për tejkalimin e ndarjeve buxhetore kur ai ishte kryetar komune.
Me aktakuza për korrupsion po përballet edhe kryetarja aktuale e Preshevës, Ardita Sinani dhe ish-kryetari i Komunës në Preshevë, Shqiprim Arifi, të cilët po përballen në gjykatat serbe, raporton RTK.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…