KRYESORE

Glauk Konjufca i përgjigjet LDK’së: Nuk jap dorëheqje, me 3 shkurt votohet qeveria Kurti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se nuk do të jap dorëheqje.

Konjufca para gazetarëve është ndalur duke deklaruar se nuk do të jep dorëheqje nga pozita e kryeparlamentarit, sipas tij tani në Kosovë është koha e emërimeve dhe jo e dorëheqjeve.

“Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, unë mendoj që është koha e emërimeve”, tha Konjufca, transmeton Gazeta Metro.

Konjufca ka deklaruar se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që kërkesa e mandatarit Albin Kurti të respektohet dhe seance për krijimin e qeverisë të vendoset me 3 shkurt ora 11:00.

“Mbledhja e Kryesisë ka vendosur njëjtë pra që të respektohet data dhe ora, kështu që ne sapo vendosëm që mbledhja e ardshme apo séance plenare për krijimin e qeverisë së Kosovës të mbahet me 3 shkurt në ora 11:00”, tha Konjufca, transmeton Gazeta Metro.

Konjufca po ashtu ka thënë se bisedimet për arritjen e një koalicioni po vazhdojnë dhe së është optimist se formimin e qeverisë Kurti nuk mund ta ndal askush.

“Natyrisht bisedimet po vazhdojnë, ende nuk ka një një marrëveshje përfundimtare, unë jam shumë optimist se marrëveshja do të bëhet dhe që askush nuk do ta ndal formimin e qeverisë Kurti, për të cilën aq shumë janë duke e pritur qytetarët e Kosovës dhe për të cilën ka votuar ata me 6 tetor të zgjedhjeve të fundit të mbajtura në Kosovë”, tha Konjufca, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës akoma nuk kanë arritur koalicion për formimin e qeverisë, dje Albin Kurti ka pasur një takim me pakicat në Kosovë dhe Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago