Me 75 vota për, 27 kundër dhe 6 abstenime, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ishte lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” ai i cili propozoi Konjufcën për kryeparlamentar.
Ndonëse ende nuk është arritur marrëveshja qeverisëse, partia e Isa Mustafës nuk e “tradhtoi” subjektin e Albin Kurtit.