Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti ka publikuar një fotografi ku në zyret e partisë së tyre shihet se janë duke u përgatitur për protestën e thirrur për nesër.
Në këtë foto shihet edhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Glauk Konjufca së bashku me anëtarët tjerë të VV-së, Arbër Zaimin, Valon Hotin, Filiz Mustafën dhe Tropikë Agaj.
E në përshkrim të kësaj foto Ahmeti ka shkruar se “Të enjten janë njëfarë nxemje në Prishtinë” , duke lënë të nënkuptohet se nuk do të jetë protestë.
Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurti, nesër do të bëjnë edhe një provë për protestë në shesh të Prishtinës, të cilën po e quajnë performancë.
Kësaj here në të do të marrin pjesë deri në 5 mijë persona, kurse siç kanë thënë nga VV protesta do të vëzhgohet nga 200 aktivistë të saj.