Glauk Konjufca shkarkon nga detyra ish-këshilltaren e Ramush Haradinajt që punonte në Emiratet e Bashkuara

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka shkarkuar nga detyra edhe Diellza Hoti si Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara.

Diellza Hoti u pati emëruar se Konsulle në Emiratet e Bashkuara pas një vendimi nga ish-ministri Pacolli, ku atje ju pati bashkangjitur Ambasadorit Avni Arifi.

Hoti është pjesë e AAK’së dhe ishte këshilltare e Ramush Haradinajt, po ashtu edhe ambasadori Arifi është pjesë e AAK’së.

Ajo është shkarkuar sot nga ministri Konjufca së bashku me shumë konsuj të tjerë të Kosovës jashtë shtetit.