Anisa Kostani, efektivja e krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit vetëm një ditë pasi ofendoi e kërcënoi gazetarët që kishin kritikuar punën e bluve të këtij qyteti.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Kostani nuk do të mund ta ushtrojë më detyrën e saj deri në përfundim të hetimeve.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ ndaj Anisa Kostanit. AMP thotë se Kostani ka qenë gjithashtu nën hetim për daljet e saj publike në media, ku ka tërhequr vëmendjen e publikut në intervistat e saj me gjarprin e famshëm, që e mban në qafë.
Policja e Elbasanit ‘shpërtheu’ ditën e djeshme ndaj mediave për kritikat e ngritura në lidhje me punën e Policisë për vrasjen e Madrit Ulqinakut, të riut që u ekzekuua dy ditë më parë. Në postime në rrjetet sociale, Kostani i quante gazetarët ‘të dëgjeneruar’ që shkollën e kanë marrë me ‘profesorë ‘Don Juanë’ dhe i ka kërcënuar duke shtuar ‘do përfundoni nën rrotat e makinës’.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…