Një person i dënuar për abuzim me të miturit u dënua me 74 goditje me kamxhik këtë të mërkurë në Indonezi, por autoritetet u siguruan që t’i vinin maskë në fytyrë për ta mbrojtur nga infektimi i mundshëm me koronavirus.
Ekzekutimi i dënimit, i dhënë sipas ligjeve islame të sheriatit, që janë në fuqi në provincën Aceh të Indonezisë, nuk u ndërpre për shkak të pandemisë. Por i dënuari u lejua të mbante maskë, madje me emrin e një kompanie udhëtimesh që me sa duket kishte përfituar nga rasti për të bërë publicitet.
Fillimisht gjykatësit vendosën për 80 goditje me kamxhik për të dënuarin e sotëm, por pas 6 muajsh në burg, vendosën ta ulnin në 74. Sipas mediave lokale, 26-vjeçari, i cili u shpall fajtor për abuzime me disa fëmijë, kërkoi të pinte ujë pas goditjes së 40.
Dënimet me goditje me kamxhik janë të zakonshme në rajonin që ndodhen në ishullin e Sumatrës, për vepra si kumari, konsumimi i alkoolit dhe marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore. Grupet e të drejtave të njeriut kanë bërë shpesh thirrje për anulimin e këtij lloj dënimi, por popullsia e krahinës, ku 98% janë myslimanë, e mbështesin zbatimin e tij. Që prej fillimit të vitit, më shumë se 100 vetë janë dënuar me goditje me kamxhik.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…