Rusia ka fuqinë për të vënë në vend të tyre armiqtë e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Moska do të prishë komplotin rusofobik të Perëndimit për të copëtuar Rusinë. Kështu ka deklaruar tha të enjten një nga aleatët më të ngushtë të Presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Medvedev.
Ky i fundit shërbeu si president nga viti 2008 deri në vitin 2012 dhe tani është zëvendëssekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kishin ngjallur rusofobi “të neveritshme” në një përpjekje për ta detyruar Rusinë të gjunjëzohet dhe më pas ta copëtonte atë.
“Nuk do të funksionojë – Rusia ka fuqinë të vendosë të gjithë armiqtë tanë të guximshëm në vendin e tyre”, tha Medvedev.
Kujtojmë që kjo është dita e 22-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.
Sipas OKB-së, rreth 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 13 mijë.
Ndërsa rreth 2 mijë e 500 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes tyre edhe fëmijë.