Grabitësit në Korçë nuk kanë kursyer as refugjatët.
Gjatë ditës se sotme 4 persona kanë rrahur dhe më pas grabitur një grup refugjatësh nga Siria. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.8 të qytetit ndërsa policia ka vënë në pranga edhe autorët e kësaj ngjarje të rëndë.
Sirianëve u janë vjedhur telefonat dhe vlerat monetare që kishin me vete. Prej kohësh Korça por jo vetëm është kthyer si një rrugë tranzit që përdoret nga refugjatët sirianë për të kaluar më pas drejt vendeve të tjera evropiane.