Grabitje në një shtëpi në Pejë, të dyshuarit i lidhin anëtarët e familjes

Një grabitje ka ndodhur sonte në fshatin Vitomiricë në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Katër persona që dyshohen për këtë grabitje kanë qenë të armatosur dhe kanë shkuar deri te kjo shtëpi me një veturë të tipit pick up.

Të dyshuarit kanë arritur ta kapin viktimën ta fusin në shtëpinë e tij dhe ta lidhin atë dhe gruan e tij.

Sipas viktimave, të dyshuarit kanë vjedhur stoli të arit dhe po ashtu një shumë të madhe të parave të gatshme.

Policia ende nuk ka kapur të dyshuarit, të cilët më pas janë larguar në një drejtim të panjohur.