Graçanicë: Detaje nga ngjarja ku polici vrau vëllain

Një person ka mbetur i vrarë në Gushtericë të Ultë të Graçanicës.

M.Sh., rreth 60 vjeç dyshohet se privoi nga jeta, T.Sh., rreth 65 vjeç, që të dy nga i njëjti fshat.

Familjarët e tyre pak orë pas këtij rasti nuk deshën të flasin para kamerave. Megjithatë, prapa saj njëri prej fqinjëve dha detaje.

Ai deklaroi se dy të përfshirët në këtë ngjarje janë vëllezër mes veti, dhe sipas tij, dorasi punonte edhe si zyrtar policor, njofton Klan Kosova.

Se një polic u përfshi në këtë vrasje, e konfirmuan edhe në polici.

“Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policorë në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.

Megjithatë as policia e as prokuroria, nuk dhanë arsyet e motivin që quan deri te ky krim.

Edhe pse jo zyrtarisht,  Klani mëson se ato ishin pronësore.