Në sallën 1 Tetori në Prishtinë, brenda pak minutash u përmbush kërkesa e tifogrupit “Plisat”, për të dërguar ushqim për të prekurit nga tërmeti në Durrës, që kanë ardhur në Kosovë për strehim.
Pak minuta pas njoftimit të “Plisave” qytetarë të shumtë kanë dërguar ushqim në sallën ku po bëhet grumbullimi i ndihmave për të gjithë të ardhurit nga zonat e rrezikut nga tërmeti në Shqipëri.
T7 raporton se në sallën “1 Tetori” kanë vërshuar shumë njerëz me ndihma, duke përmbushur nevojat për të strehuarit.
Ndërkaq vullnetarët dhe Plisat kanë filluar të ndajnë vëshmbathjet sipas kategorive, në mënyrë që të ndihmohen më lehtë qytetarët e Durrësit dhe rrethinës që u preken nga tërmeti shkatërrimtar i mëngjesit të së martës.
Deri tash nga ai tërmet janë regjistruar 46 viktima, që u gjeten brenda dy ditësh nën rrënoja, ndërsa mbi 650 persona kanë mbetur të lënduar.
Zona e Durrësit po vazhdon të goditet nga numri i madh i tërmeteve brenda ditës, ndërsa shumë banorë veçse kanë ardhur në Kosovë.
Gazeta Express do të ju njoftojë për secilën nëvojë të vullnetarëve, që po akomodojnë shtetasit e Shqipërisë në Kosovë.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…