Me moton “Rally fot her justice”, para konsullatës së Serbisë në New York sot do të protestojnë komuniteti shqiptar bashkë me komunitetin korat dhe atë boshnjakë.
Gratë nga Kosova, Kroacia e Bosnja dhe Hercegovina nëpërmjet kësaj proteste kërkojnë drejtësi për dhunën seksuale që ushtruan kriminelët serbë.
Kjo iniciativë është nisur nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi.
Protestën që do të mbahet në ora 12:00 (me orën lokale të SHBA-së), është duke e përkrahur edhe Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, me ç ‘rast ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që t’i bashkëngjitet zërit të grave për drejtësi.
“Sipas të gjitha normave juridike me karakter ndërkombëtar që përkufizojnë krimin e gjenocidit (Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, Statuti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe dokumentet zyrtare të Kuvendit të shteteve përbërëse të Statutit të Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare) dhuna seksuale e ushtruar nga forcat e armatosura serbe kundër grave në Kosovë, Kroaci dhe në Bosnjë përbën njërën nga format e gjenocidit që ka pasur për qëllim të cenojnë rëndë integritetit fizik dhe mendor të femrave të një grupi kombëtar, etnik dhe fetar si të tilla, të ndryshëm nga serbët. Më 28 tetor 2021, në New York të SHBA-së, gratë nga Kosova, nga Kroacia dhe nga Bosnja do të mbajnë një tubim për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për faktin e hidhur se drejtësia nuk ka arritur ta thotë fjalën e vet dhe të sjell kriminelët përpara përgjegjësisë penale për gjenocidin që zbatuan nëpërmjet dhunës seksuale”, thuhet në njoftimin e tyre. “Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’ mbështetë këtë protestë dhe fton të gjithë bashkatdhetarët t’i bashkëngjiten zërit të grave për drejtësi”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…