Influenceri Andrew Tate është shprehur se fajin për arrestimin e tij e kanë “gratë xheloze që nuk dinë asgjë” dhe që përdorin sistemin “për të ndëshkuar burrat”.
36-vjeçari dhe vëllai i tij 34-vjeçar, Tristan Tate, u liruan nga burgu dhe u lanë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” ditën e premte. Ata u arrestuan në Rumani dhe po hetohen për akuzat e përdhunimit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe formimin e një grupi të organizuar kriminal.
Duke folur pas lirimit nga burgu, Tate tha: “Më në fund, jam i lirë. Respekt gjykatësve që na dëgjuan dhe na lanë të lirë. Unë besoj te e vërteta, besoj te Zoti dhe besoj se drejtësia do të vihet në vend. Nuk ka fare shans që të shpallem fajtor për diçka që nuk e kam bërë”.
Në deklarata dhënë policëve, ai u shpreh: “Gratë dinë si të përdorin sistemin gjyqësor për të ndëshkuar burrat. Gjërat që janë thënë kundër meje janë thënë nga gra xheloze që nuk dinë asgjë dhe vetëm kërkojnë para për të blerë gjëra”.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…