KRYESORE

Grenell ia thotë në sy Vuçiqit: Ndaleni fushatën kundër pavarësisë së Kosovës

Përfaqësuesi Special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sot në Beograd është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic. Grenell para syve të Vuçiqit ka bërë thirrje që Serbia të ndalë fushatën e egër kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkohë ka thënë se Kosova duhet të heq taksën.

Në një konferencë të përbashkët për media, Grenell ka thënë se nuk ka ndonjë plan apo agjendë të caktuar, por ka ardhur në Prishtinë dhe Boegrad për t’i shtyrë përpara dy palët dhe për t’i inkurajuar të arrijnë atë që dëshirojnë, dhe mbi të gjitha për të shtyrë Prishtinën dhe Beogradin të punojnë në ekonomi dhe të krijojnë mundësi për njerëzit e rinj.

Ndërkohë presidenti i Serbisë ka folur rreth problemeve që i ka shkaktuar taksa duke thënë se kanë humbur nga 1 milionë çdo ditë që nga marrja e atij vendimi.

Kreu i shtetit serb gjithashtu ka thënë se ka diskutuar me Grenell edhe çështjen e hekurudhës Beograd-Prishtinë, por ka thënë se është e rëndësishme që të hiqet taksa, pasi sipas tij s’ka sens të ketë një hekurudhë mes dy shteteve pa pasur se çfarë të transportosh.

Kur ka folur për marrëveshjen ajrore Prishtinë-Beograd, Vuçiq ka thënë se është e nevojshme të arrithet edhe një marrëveshje mes drejtoratit të Aviacionit Civil dhe KFOR-it dhe adoptimi i një marrëveshje të tillë në Kuvendin e Serbisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago