KRYESORE

Grenell jep detaje për takimin që ndodhi dje

Ambasadori amerikan dhe i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se takimi për linjën hekurdhore mes dy vendeve shkoi aq mirë, sa që u diskutuan edhe çështje të tjera

Kështu deklaroi ai për AP, ku tha se ka pasur përparim të mirë në Letrën e Synimeve për Bashkëpunimin Hekurudhor.

“Është arritur përparim i mirë këtë mëngjes në Letrën e Synimeve për Bashkëpunimin Hekurudhor”, tha Grenell të hënën në një deklaratë për AP-në, duke shtuar se bisedimet po shkonin aq mirë, sa u diskutuan edhe çështje të tjera, por nuk specifikoi se cilat.

Kujtojmë se në takimin e djeshëm për këtë çështje, delegacioni nga Kosova ishte i përbërë nga Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugor.

Kurse Serbia sipas raportimeve të mediave serbe u përfaqësua nga drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Djuric.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

1 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago