FOTO&VIDEO

Bill Gates parashikoi Koronavirusin? ’33 milionë njerëz mund të vdesin 6 muajt e parë siç ndodhi me gripin spanjoll’

Me shpërthimin e koronavirusit që ka shkaktuar 81 viktima deri më tani në Kinë, dhe me raste të të infektuarish në disa vende të botës, teoritë konspirative po qarkullojnë kudo në rrjetet sociale.

Por ajo që mediat ndërkombëtare sjellin në vëmendje është një parashikim i miliarderit Bill Gates i cili vjet tha se mund të shpërthejë një pandemi nga një super-virus në Kinë që mund të vrasë 33 milionë njerëz në gjithë botën, në gjashtë muajt e parë pas shpërthimit.

Manjati i Microsoft paralajmëroi se bota ishte në rrezik nga super-patogjenët që përhapen shpejt në planetin tonë dhe se bota duhet të përgatitet për këtë, ashtu siç bëheshin përgatitjet për luftë.

Bill Gates po iste në një konferencë të organizuar në Masaçusets ku tha se ishte optimist që teknologjia po ecte përpara, por shtoi se në një fushë dhe një vend i botës nuk po bën përparim të të luftuar e për tu përgatitur në atë që ai e quajti pandemi. “në rastin e kërcënimeve biologjike, ndjenja e urgjencës mungon. Bota duhet të përgatitet për pandemitë në të njëjtën mënyrë serioze që përgatitej për luftë”. Gjatë konferencës, ai zbuloi një studim gjithëpërfshirës për sëmundjet, ku tregonte edhe se sa shpejt mund të përhapej një sëmundje e re.

Dhe tani pas një viti, koronavirusi shpërtheu në qytetin kinez të Wuhanit, që duhet pranuar që është vdekjeprurës siç kanë treguar rastet. Vietnami, Singapori, Arabia Saudite dhe Hong Kongu kanë konrmuar rastet gjithashtu SHBA, Japonia, Koreja e Jugut, Tajvani dhe Tajlanda.

Por Organizata Botërore e Shëndetit refuzoi mbrëmë të shpallte emergjencën globale të shëndetit publik, duke thënë se ishte “shumë herët”. Sidoqoftë, zyrtarët pranuan ishin të ndarë 50 me 50.

Katër qytete të mëdha kineze janë në izolim me 20 milion njerëz në karantinë, pasi virusi transmetohet nga njeriu tek njeriu. Zyrtarët kanë kuzuar udhëtimet në epiqendrën e viruseve Në Wuhan, e cila është shtëpia e 11 milion banorëve, si dhe në zonat Huanggang, Ezhou dhe Lichuan.

Studimet thonë se koronavirusi iu transmetua njerëzve nga gjarpërinjtë që shiteshin në tregun e ushqimeve të detit në Wuhan. Ekspertët kanë paralajmëruar se


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

54 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago