US Ambassador to Germany Richard Grenell (C) gestures during the signing of an agreement between Kosovo and Serbia for railway and street projects at the Munich Security Conference (MSC) in Munich, southern Germany, on February 14, 2020. - The 2020 edition of the Munich Security Conference (MSC) takes place from February 14 to 16, 2020. (Photo by THOMAS KIENZLE / AFP) (Photo by THOMAS KIENZLE/AFP via Getty Images)
I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur për takimin e 10 korrikut ku përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë do të takohen virtualisht në një samit të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, derisa ka thënë se SHBA ofron mbështetjen totale.
Grenell është shprehur i lumtur që evropianët do të mblidhen në një takim më 10 korrik për diskutime të mëtejshme me Kosovën dhe Serbinë.
“Jemi të lumtur që evropianët do të mblidhen në një takim më 10 korrik për diskutime të mëtejshme me Kosovën dhe Serbinë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë totale dhe jemi mirënjohës për udhëheqjen e tyre”, shkroi Grenell në Twitter.
Tutje, Grenell shton se SHBA shpreson që çështja e liberalizimit të vizave do të përfundojnë në këtë takim.
“Ne shpresojmë çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave do të përfundojë në këtë takim”, shkruan më tej përfaqësuesi i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi.
Kujtojmë se 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Nikoqir i takimit të Brukselit do të jetë shefi për politikë të jashtme i BE-së, Josep Borrell.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…