Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po konsideron ta vendosë Richard Grenellin, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguar special për luftën Rusi – Ukrainë, ka raportuar Reuters me burime.
Grenell, i cili shërbeu si ambasador në Gjermani dhe ishte ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Trumpit, do të luante rol kyç në përpjekjet e Trumpit për të ndalur luftën nëse zgjidhet përfundimisht për këtë post.
Ndërsa aktualisht nuk ka asnjë të dërguar special për zgjidhjen e luftës Rusi-Ukrainë, Trumpi po konsideron krijimin e këtij posti – edhe pse ende nuk ka vendim përfundimtar.
Trumpi u zotua gjatë fushatës për t’i dhënë fund luftës me shpejtësi, megjithëse nuk ka treguar se si do ta bëjë këtë.
Disa nga qëndrimet e Grenellit padyshim që trondisin liderët e Ukrainës.
Gjatë një tryeze në korrik, Grenelli mbrojti krijimin e “zonave autonome” si mjet për zgjidhjen e luftës, e cila filloi në shkurt 2022 kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës. Ai gjithashtu sugjeroi se anëtarësimi në NATO në të ardhmen e afërt nuk do të ishte në favor të Kievit, një qëndrim që e kanë pothuajse shumë aleatë të Trumpit.
Mbështetësit e Grenellit theksojnë se ai ka pasur karrierë të gjatë diplomatike dhe ka njohuri të madhe për çështjet evropiane. Përveç shërbimit si ambasador në Gjermani, Grenell ishte gjithashtu i dërguar special për negociatat e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga zyra e Trumpit nuk janë përgjigjur nëse Grenelli do të emërohet në këtë post. As vetë Grenell nuk ka komentuar.
Grenell, i cili bëri fushatë për Trumpin në zgjedhjet e 5 nëntorit, ishte pretendent kryesor për të qenë sekretar i shtetit.
Por në fund, Trumpi vendosi për Marco Rubion, lëvizje që befasoi dhe mërziti aleatët e ngushtë të Grenellit.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…