I lumtur u duk edhe në Beograd dje, gjatë takimeve me presidentin serb, Aleksander Vuciq.
Me gjasë ai po kalon kohë tepër të mirë në përpjekje për të gjetur një marrëveshje finale mes Koosvës dhe Serbisë.
Dy tashmë i ka arritur, atë për linjën ajrore dhe një tjetër gati e ka për linjën hekurudhore mes dy vendeve.
E karikaturat për të, të krijuara nga mediat në Kosovë e kanë bërë të qeshin. Grenell ka postuar në faqen e tij në Instagram karikaturën e ditës të gazetës Koha Ditore.
“Lol” ka shkruar ai. Lol është shkurtesë e fjales “laugh out loud”, që do të thotë ‘po qeshi me zë’.
Me gjasë, kështu duke qeshur, me humor, dreka e takime të shpejta ai do të arrijë të pajtojë Kosovën dhe Serbinë.
Mediat në fakt kanë nisur të zbulojnë se ai po mendon një konferencë ndërkombetare për këtë punë e në të cilën mund të propozohet edhe shkëkmbimi i tërritoreve mes Kosovës dhe Serbisë.