LAJME

GREQI/ “Kush … El Chapo?” – Në malin e perëndive karteli më i madh i kanabisit në Evropë

Ferma gjigante e kanabisit në malin e Olimpit në Greqi i njohur ndryshe dhe si mali i “Zotave”, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat shkruajnë se atë që kanë parë në shtetin e tyre mund ta shohësh vetën në Netflix.

Sipas asaj që shkruan “Protothema” mafiozët shqiptarë në bashkëpunim me ata grekë kishin arritur që të ngrinin një plantacion gjigant në majën e Olimpit, aq sa edhe shteti e pati tmerrësisht të vështirë që të ndërhynte.

Mediat shkruajnë gjithashtu se aty mund të gjeje gjithçka, nga uji, deri tek sendet më të vogla që ju nebojiteshin punëtorëve për mirëmbajtjen e fermës.

Ndërsa bën paralele me serialin e njohur në Netflix, “Narcos”, Protothema raporton se autoritetet në vend lokalizuan një supe-parcelë prej 40 hektarësh në pesë nivele që do të prodhonte në fazën e parë më shumë se 11 tonë kërp të cilësisë së parë ndërsa fitimet pritej të kalonin 40 milionë euro.

“Biznesi” i madh nisi një vit më parë, me prerjen e qindra pemëve në anën lindore të Olimpit, në lartësinë 1500 metra, krijimin e një sistemi të posaçëm vaditjeje të gjatë disa kilometra nga burimet e Olimpit dhe më pas dhjetëra mushka u përdorën për të transportuar lëndët e para, veglat, por edhe të korrat e “arta”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

14 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

19 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

20 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

22 orë ago