POLITIKE

“Greva vazhdon”, Grevistët pas takimit me Muratin dhe Nagavcin

Këshilli i Grevistëve të Bashkimit të Sindikatave të Kosovës dhe atij të Sindikatës së Arsimit, përmes një komunikate për media, kanë bërë ti ditur se greva në arsim dhe në administratë publike do të vazhdojë.

Një njoftim të tillë Këshilli i Grevistëve ka bërë një ditë pas takimeve që ata kanë pasur me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, në kuadër të gjetjes së një kompromisi për ta ndërprerë grevën.

Sipas Këshillit të Grevistëve, kërkesa kryesore e përfaqësuesve të Qeverisë, në këtë rast Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci, ishte përfundimi i grevave, e më pastaj dialogu me Qeverinë, e cila është edhe kërkesa kryesore e grevistëve.

“Kjo tregon se ata vërtetë nuk e duan dialogun e as zgjidhjen e kërkesave legjitime të grevistëve . Ata për të mos u parë nga opinioni qëndrimi i tyre dhe kryeneçësia nuk kishin ftuar as mediat që të përcjellin takimin në MASHTI e as në ambientet e Qeverisë”, thuhet në këtë komunikatë për media.

Tani e tutje Këshilli Grevist, sipas kësaj komunikate, do të shkoj në takime, por vetëm atëherë kur qeveria sillet si palë e barabartë dhe zhvillon debat përmbajtjesor dhe merret me kërkesat e grevistëve.

“Takime në stilin ju sindikatat heshtni dhe pranoni ato që po themi ne nuk do të ketë më. Qeveria është i vetmi fajtor dhe deri sa ajo vazhdon me injorancë e fjalime të thata, greva do të vazhdojë sepse kështu kanë vendosur, jo individët, por grevistët”. përfundon komunikata.

Ndryshe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të premten pati pritur në takim në ambientet e Ministrisë së Arsimit, përfaqësuesit e SBASHK-ut, me të cilët ka diskutuar për grevën e cila po vazhdon qysh nga 25 gushti i këtij viti.

Megjithatë takimi në fjalë ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje për të ndërprerë grevën në arsim.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Arsimit, Nagavci ka kërkuar nga përfaqësuesit e SBASHK-ut, që mësimdhënësit që nga e hëna të fillojnë procesin mësimor ndërkohë që dialogu të vazhdojë.

Sipas Nagavcit, pjesa më e madhe e punëtorëve janë në vendet e tyre të punës ndonëse greva është shpallur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës për 84 mijë zyrtarë publikë.

“Ata që po pësojnë nga greva e shpallur janë rreth 320 mijë nxënës që kanë mbetur jashtë bankave shkollore. Secili prej nesh e kemi obligim moral e ligjor të sigurohemi për mirëqenien e fëmijëve dhe garantimin e së drejtës së tyre për arsim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Më tej, Nagavci ka informuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në lidhje me masat e fundit të Qeverisë, më saktësish për pakon prej 150 milionë eurosh, ku përfshihen edhe mësimdhënësit.

Ndërkaq, përfaqësues të Sindikatës kanë thënë se shtesa prej 50 eurosh e ndarë nga Qeveria nuk është e mjaftueshme dhe duhet të gjendet një zgjidhje për realizimin e kërkesës së tyre prej 100 euro.

“MASHTI është për dialog dhe që Sindikata duhet të reflektojë në arritjen e një marrëveshje duke mos përdorur masa ekstreme”, përfundon komunikata.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

9 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

18 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

19 orë ago