LAJME

Si do të ndahen 560 milionë euro që Elizabeth II la trashëgimi! Harry ‘me dhimbje koke’, Kate Middleton fatlume! Ja vendimi për Meghan Markle

Si do të ndahen 560 milionë euro që Elizabeth II u la trashëgimi fëmijëve dhe nipërve të saj? Një gjë është e sigurt, që princ Harry nuk do të gëzojë asnjë qindarkë. Mediat britanike kanë mësuar se princi rebel që pas martesës së tij me Meghan Markle dhe u largua drejt SHBA-së duke hequr dorë nga kurora, nuk është i përfshirë në testamentin e mbretëshës.

Ndonëse sipas ligjit testamenti i mbretëreshës do të mbahet sekret për 90 vite, mediat në britani kanë arritur që të mësojnë disa detaje. Sipas “Star” dhe “International Business Time” , Mbretëresha ka ndryshuar testamentin gushtin e kaluar duke hequr nga lista princ Harry-in, por edhe fëmijët e tij Lillibeth Diana lindur në 2021 dhe Archie, në 2019. Në fjalimin e tij të parë, edhe mbretit Charles III u duk sikur do të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj djalit të tij. Charles III tha “unë i shpreh dashurinë time për Harry-n dhe Meghan-in teksa ata vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë vendit.”

Shumë i kanë interpretuar si fjalë diplomatike, por edhe një thirrje për të vazhduar jetën jashtë Britanisë së Madhe.

Trashëgimia e mbretëreshës përfshin jo vetëm milionat dollarë që mori Elizabeta II, por edhe 85 milionët që ajo mori me vdekjen e Nënës Mbretëreshë, Elizabeth Bowes-Lyon, dhe në 12 milionët e marra pas vdekjes së bashkëshortes së saj, Princit Philip Duka i Edinburgu.. Së fundi, 300 bizhuteritë personale të Mbretëreshës, sipas thashethemeve do t’i kalojnë vetëm Kate Middleton, gruaja e Princit William dhe vajzës së tyre Charlotte. Bëhet fjalë për bizhuteri që janë rubin, diamante, perla dhe flori.

Harry dhe Meghan gdhendën një brazdë me monarkinë gjatë viteve të fundit të Elizabeth. Ata hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore dhe u transferuan në Kaliforni. Ata dhanë dorëheqjen si anëtarë të lartë të familjes mbretërore në një mënyrë të bujshme. Më pas situata u përkeqësua. Intervista e dhënë ekskluzivisht për Oprah Winfrey tregonte për racizmin ndaj Meghan në Shtëpinë Mbretërore. U deshën të gjitha artet diplomatike të Mbretëreshës për të kaluar krizën. Pas vdekjes së mbretëreshës, ende nuk dihet nëse Meghan do të marrë pjesë në funeralin e mbretëreshës me bashkëshortin e saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

10 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

19 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

20 orë ago