Një shumë prej 139 mijë euro, gati për t’u transferuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri janë sekuestruar nga policia në portin e Brindisit.
Agjentët e Gdf gjatë kryerjes së imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve, kanë identifikuar një autobus që nisej drejt Shqipërisë, brenda të cilit kanë gjetur sasinë e madhe të parave cash, të ndara në pako me 10.000 euro secila.
Paratë kanë qenë të mbështjella në pako të rrethuara me celofan dhe u gjetën të fshehura në një hapësirë të posaçme të krijuar pranë motorit të mjetit.
Zbulimi u bë i mundur edhe falë qenit të policisë “Gringo”. Qeni gjerman 6-vjeçar ka qenë aktiv në Brindisi që nga viti 2019 dhe është i trajnuar në nuhatjen e parave të fshehura në mënyra nga më gjenialet.
Nga hetimet e para, drejtuesi i autobusit nuk ka mundur të justifikojë origjinën e parave dhe për këtë arsye janë sekuestruar.