LAJME

Izbica, fshati që tashmë ka më shumë varre se banorë

Izbica është një nga fshatrat më të njohur në Kosovë, për tragjedinë që ndodhi në luftën e fundit në Kosovë, kur forcat serbe vranë 147 persona, kryesisht të moshuar. Por fshati në të cilin dikur kishte jetë, tashmë ka më shumë varre, sesa që kanë mbetur banorë. 25 vjet pas luftës, nga Izbica janë larguar thuajse të gjithë.

Dyerve të ambulancës në fshatin Izbicë të Skenderajt, ka vite që u është vendosur dryni. Banorët e paktë që i mbetën besnik të jetuarit në këtë fshat, për të marrë trajtim mjekësor apo furnizuar me ushqime, u duhet të bëjnë disa kilometra deri në Turiçec apo Skenderaj.

“Çdo gjë mungon. Mungon transporti, na duhet 9 kilometra me shku me marrë një shërbim mjekësor ose gjëra ushqimore, se këtu përreth nuk ka as shitore për me u furnizu”, ka thënë për RTK-në, banori Gani Behrami.

Përveç ambulancës në këtë fshat ka vite që është mbyllur edhe shkolla.

“Në lagjen tonë prej 10 shtëpive, jemi dy shtëpi që banojmë këtu edhe ato me 3 anëtarë të familjes. Është e vështirë, më herët ka pas banorë, ka qenë edhe shkolla, tash shkolla është mbyllur, ambulanta është mbyllur”, është shprehur Behrami.

Rrugët janë të zbrazëta e shtëpitë të braktisura. Shtëpitë që po shihen prapa nesh janë tërësisht të braktisura nga banorët e fshatit Izbicë. Nga 85 familje sa kanë jetuar këtu, tash kanë mbetur vetëm 15 prej tyre.

Por kështu, Izbica, fshati që tashmë njihet si vendi ku ndodhi një nga masakrat më të mëdha, të kryer nga serbët mbi shqiptarët, në luftën e fundit,  nuk ishte kaq i qetë para 25 vjetësh.

Dikur kishte ambulancë, shkollën deri në klasën e pestë, shumë zhurmë fëmijësh e plotë jetë.

Tani qetësia e tij prishet vetëm fundmuajin mars të çdo viti, në përvjetorin e përkujtimit të 147 të vrarëve. /RTK


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

6 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

7 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago