Kryeministri Edi Rama pati sot një takim me shtetas afganë që janë strehuar në qytetin e Durrësit. 121 fëmijë, gra e burra nga Afganistani mbërritën në vendin tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjatë një takimi këtë pasdite me disa prej tyre, Rama i uroi mirëseardhjen. Pas falënderimit për pritjen e ngrohtë nga një shtetase afgane, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se edhe shqiptarët e kanë vuajtur dikur atë po kalojnë ata sot.
Biseda:
Gruaja afgane: Erdhëm nga ferri në parajsë, Rama: Kemi qenë
Edi Rama: Më në fund ia dolët
Gruaja afgane: Me shumë vështirësi por ia dolëm. Ju falënderoj për mikpritjen dhe bujarinë që keni treguar për grupin tonë. Kolegët tuaj kanë bërë punë të mrekullueshme.
Edi Rama: Përpiqemi të bëjmë më të mirën. Faleminderit shumë. Kemi qenë në këtë pozitë e dimë se çfarë është.
Gruaja afgane: Këta janë disa nga njerëzit tanë këtu.
Edi Rama: Pra çdo gjë është në rregull?
Gruaja afgane: E përsosur, faleminderit shumë.
Edi Rama: Kjo është ministrja jonë.
Gruaja afgane: Po jemi takuar. Kanë qenë të gjithë shumë të gjindshëm. Nuk ka qenë e lehtë. Ende duket jo reale. Duket sikur do zgjohemi nga një makth. Duket si të vish nga ferri në parajsë.
Gruaja afgane: Erdhëm nga ferri në parajsë, Rama: Kemi qenë
Edi Rama: Kemi sjellë disa gjëra për fëmijët.
Gruaja afgane: Jam e bindur që do ju pëlqejnë shumë
Edi Rama: Do një top, një top basketbolli?
Gruaja afgane: Ky është bashkëshorti im dhe vajza. Ky i vogli këtu ka sot ditëlindjen e parë.
Edi Rama: Tani duhet të filloni të flisni shqip
Gruaja afgane: Faleminderit kryeministër, ne për çdo gjë jemi këtu.