Bashkëshortja e heroit të Kosovës Agim Ramadanit,Shukrije Ramadani,përmes një shkrimi të publikuar në Facebook ka uruar qytetarët në 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Me theks të veçantë, këtë urim ua ka adresuar nënave të cilat mbeten me dhimbje duke pritur më të dashurit e tyre që s’u kthyen asnjëherë.
Ajo ka bërë përmes këtij shkrimi emocionues edhe një apel të fuqishëm, duke thënë ne meritojmë më shumë dhe duam ta gëzojmë më shumë këtë liri.
Ky është postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:
Urime 12 vjetori i pavarësia Kosova e dhembjes së nënave, që mbetên në pritje të ushtarit të lirisë që su kthye kurrë,nēnave që mbetën para varreve pa kufoma,trishtimit të grave tē reja që i rritën fëmijët jetim me dhembjet e ndrydhura e lotët e fshehura nën qepalla , për ushtarin e pa këmbë e duar që u zhgënjye nga liria jote qê nuk ia njohu vlerën e dhembjen dhe plagëve të tija,për veteranin që ia shanë dhe ia mohuan luftën,ia ndërruan shokët sipas interesit të momentit,për gurbetçarin që shkriu djersën dhe rininë për të mbajtur në këmbë të paepur,për të riun që çdo mëngjes i duket i mugët dhe i pa shpresë rrugëve tua, pēr vashën që e kërkon dashurinë në shkēmbim të një vize,pēr të gjithë të pērvuajturit,të pa shpresët dhe ata qē dëshirojnë e presin të të shohin ndryshe.
Ne meritojmë më shumë,ne dijmē dhe duam më shumë,ne duam të na gëzojë kjo liri! Mos na i digjni shpresat e pakta që na kanë mbetur për hirë të gjakut të derdhur për këtë vend!Urime dashuria ime e përjetshme,liria e Kosovës time-Agimi im!
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…