Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, tha pas mbylljes së takimit të së premtes se tashmë listat e hapura janë realitet, pasi të tre palët janë pro tyre.
“Listat duhet të jenë të hapura 100%. Sa i përket propozimeve të tjera do të konsultohemi me deputetët. Jam shumë e lumtur që më në fund, Partia Demokratike erdhi te qëndrimi ynë dhe u bashkua rreth kësaj kauze kaq të rëndësishme”, tha ajo.
Por burime për A2 konfirmojnë se brenda mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri, ka qenë i rezervuar ndaj propozimit të Partisë Demokratike për listat e hapura 100%.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…