Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka dhënë në RAPORT të KTV-së detaje rreth incidentit në mbledhjen e bordit të Telekomit, disa javë më parë.
“Mbledhja e jashtëzakonshme ishte thirrur nga bordi një ditë më parë. Njësia monitoruese brenda ministrisë ishte njoftuar për këtë. Njësia monitoruese mori pjesë në këtë takim. Aty kanë qenë prezentë njësia monitoruese e ministrisë dhe katër anëtarët e bordit bashkë me kryeshefin ekzekutiv”, ka thënë ajo, duke e ndarë raportin.
“Aty shkruan se bordi është penguar, bordi ka pasur kërcënime nga ish-kryeshefi Bedri Istrefi, i cili ka kërcënuar kryesuesin e bordit të Telekomit, duke ia fikur mikrofonin dhe duke i përplasur karriget”, ka sqaruar ajo.
Hajdari ka shtuar se situata është komplikuar kur kryesuesi i bordit ka kërkuar një pauzë.
“Është hapur dera dhe brenda kanë hyrë persona të panjohur për bordin, të cilët kanë lëshuar britma dhe zëra”, ka thënë ajo.
Hajdari ka shtuar se falë sekretarit të Telekomit, bordi është nxjerrë jashtë dhe ka shkuar në ministri.
“Aty u befasova kur më thanë njësia monitoruese që mbledhja është dashur të mbahet brenda ministrisë”, ka thënë ajo, duke shtuar se ka kërkuar raport zyrtar prej njësisë monitoruese, raport ky që i është përcjellur organeve të rendit.
Ajo ka bërë të ditur se për bordin e rregullt të Telekomit do të hapet konkursi, por fi
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…