“Hajde këtu, hajde”, Thaçi e ulë Vjosa Osmanin afër vetes

Një moment epik ka ndodhur në mes të tre liderëve kryesorë të institucioneve të vendit tonë në ceremoninë e FSK-së për shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Derisa Albin Kurti, kryeministër, po çohej nga karriga e tij për të bërë nderime, presidenti Thaçi pa se po vinte krykuvendarja Osmani. Dhe gjesti i tij ishte epik.

Ai shihet derisa në mënyrë teatrale me dorën e tij të djathtë i mëshonte karriges së saj për t’i treguar se ku duhej të ulej, e ky pozicion ishte fare afër tij.