Të shtunën mbrëma, persona të panjohur e kanë thyer shtëpinë e policit hero, Izet Demaj, në Vrellë të Istogut.
Ende pa u mbushur një vit nga rënia në detyrë e policit, hajnat ia thyen shtëpinë, duke ia bërë edhe më të rëndë familjes së heroit.
Policia e Kosovës me të marrë informatën për vjedhje ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkitazi me rastin.
Burimet brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se hajnat kanë arritur të vidhnin një pistoletë me leje të cilën e posedonte bashkëshortja e policit.
Viktima në polici ka deklaruar se derisa nuk ndodhej në shtëpi, të shtunën midis orës 20:20-22:00, persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë në shtëpinë e saj, kanë demoluar atë dhe kanë vjedhur një pistoletë- të cilën ajo e kishte me leje.
Hajnat janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës janë duke e hetuar rastin.
Lidhur me rastin është informuar edhe Prokurori i shtetit, ndërsa deri sot nuk është raportuar për persona të arrestuar.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…