Grabitjet e vjedhjet nëpër shtëpi e banesa përveç që po sjellin humbje të mëdha, po shkaktojnë edhe pasiguri e ankth te qytetarët. Ka plot raste kur viktimat hasin në hajnat që kanë hyrë brenda shtëpive, duke u ballafaquar kështu direkt me rrezikun.
Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur sot në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku pesë persona ende të paidentifikuar kanë hyrë për të kryer grabitje në një banesë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se brenda banesës ndodheshin dy vajza, të cilat banonin me qera, dhe janë ballafaquar direkt me hajnat e maskuar, të cilët arritën të futen brenda.
Bazuar në informacionet e para, pesë të dyshuarit nën kërcënimin e armëve kanë kërkuar para dhe kanë gjetur një shumë të të hollave prej 1 mijë eurosh.
Sipas dëshmive të viktimave, hajnat i kanë lidhur dy vajzat, ku njërën prej tyre edhe e kanë sulmuar – e me pas kanë arritur t’i marrin paratë dhe janë larguar.
Me t’u denoncuar rasti, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të cilësohet ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera do merren posa të identifikohen dhe të kapen të dyshuarit.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…