Hakmarrja mes dy familjeve në Kretë ka përfunduar në një masakër të përgjakshme. Të paktën dy të vdekur dhe 15 të plagosur, një në gjendje shumë të rëndë, është bilanci i asaj që ndodhi në fshatin Vorizia.
Sipas asaj që shkruajnë mediat viktimat janë nga anët e të dyja familjeve. Në mesin e tyre ka fëmijë dhe gra.
Të shtënat me kallashnikov nisën si hakmarrje ndaj një bombe që shpërtheu në banesën e një prej familjeve.
Në fshat kanë shkuar forca të shumta policie që të japin përshtypjen e një lufte që ka ndodhur në fshatin e vogël grek.
Mediat shkruajnë se janë shtënë më shumë se 2 mijë plumba. Pjesa tjetër e banorëve të fshatit janë mbyllur në shtëpitë e tyre, duke qenë nën “pushtetin” e plumbave. Në momentin që ka ndërhyrë policia, ata kanë pushuar së qëlluari në fshat.
Por ata nuk janë ndalur, pasi mediat raportojnë se të shtënat janë zhvendosur në kanionin e Vorizias.
Ndërkohë autoritetet përballen me një problematikë tjetër, frikës se hakmarrja mund të vazhdojë edhe në dyert e spitaleve. Për këtë arsye familjet janë transportuar në spitale të ndryshme.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…