LAJME

Hakmarrja – motiv i krimit në Podujevë? Personi i arrestuar ishte rrahur dhe plagosur vjet nga ‘Dhija’ me shokë

Podujeva të hënën u trondit nga vrasja e rëndë që ndodhi në pikë të ditës, në rrugën “Zahir Pajaziti”. Një person e shndërroi atë pjesë në skenë krimi, pasi që plumbat që u shkrepën nga dy armët e lanë të vdekur 34-vjeçarin, Valmir Breznica dhe të plagosur bashkëshorten e tij.

Një person që dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, Arsim Syla, tashmë është arrestuar, teksa dorasi akoma nuk është kapur, raporton Gazeta Sinjali.

Hakmarrja – motiv i krimit të rëndë?

I dyshuari që ra në prangat e Policisë dhe personi që mbeti i vrarë njiheshin prej kohësh dhe sipas informacioneve të para, dyshimet lidhen me hakmarrje. Syla, që u arrestua mbrëmë, ishte plagosur dhe sulmuar vitin e kaluar nga disa persona, në mesin e të cilëve ishte edhe i vrari, Breznica.

Gazeta Sinjali ka raportuar në qershor të vitit 2022 se rasti kishte ndodhur në parkingun ‘Park Plazza’ në Podujevë, ku Arsim Syla, tashmë i dyshuar, pësoi plagë të rënda, si pasojë e incidentit për shkak të një konflikti që datonte prej kohësh.

Breznica ishte arrestuar dy muaj më vonë, pasi Policia e kishte shpallur në kërkim lidhur me këtë rast. Ai dyshohej se ishte përfshirë në rrahjen e Sylës, teksa dikush tjetër e kishte plagosur atë. Në fillim të gushtit të po atij viti, 34-vjeçari kishte përfunduar në ndalim policor, nën dyshimet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”

Pas më shumë se një viti, Breznica u vra dhe gisht në ekzekutimin e tij, ka Arsim Syla, të cilin ai dyshohej se e kishte rrahur.

Sinjali ka publikuar sot detaje ekskluzive se si ndodhi krimi si në filma

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se ekzekutimi i të riut, që njihej me nofkën “Dhija” ka ndodhur si në filma. Të shtënat tragjike nga dy armët që i përdori i dyshuari kryesor e lanë të vdekur në vend, pasi u qëllua rreth 8 herë.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari që e vrau viktimën, e ka gjuajtur fillimisht disa herë me njërën armë e më pas ka nxjerrë armën tjetër, duke e gjuajtur sërish, plumba këta që ishin tragjik për Breznicën.

Kush dyshohet se e ndihmoi dorasin për ta kryer veprën?

Sinjali sot raportoi se i dyshuari që tashmë është arrestuar, Arsim Syla, ka qenë bashkë me dorasin pak para se të ndodhte krimi, duke e planifikuar vrasjen e 34-vjeçarit, i cili mbeti i vdekur në vend nga të shtënat me armë zjarri.

Të njëjtat burime thonë se Policia ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e tij në fshatin Gllamnik dhe i njëjti më pas është prangosur e shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për të zbardhur rrethanat e rastit tragjik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

22 orë ago