KRYESORE

Hakmarrje? Detaje nga atentati me eksploziv në Sarandë

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, lënda plasëse ishte vendosur në një mjet tip “Toyota”, në pronësi të viktimës. Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në momentin kur shoferi I.J ndodhej brenda në automjet, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor dhe forcat e shumta të policisë po punojnë për identifikimin e autorëve si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të atentatit.

Burime nga hetimet bëjnë me dije se viktima ishte një person me precedent penalë dhe babai i një të riu, që aktualisht është i arrestuar nën akuzën e “përkrahjes së autorit të krimit“, në lidhje me plagosjen me armë të dy personave më 17 korrik të këtij viti në Sarandë. Viktimat e atij rasti ishin G.H dhe E.L, të cilët mbetën të plagosur pas një përplasjeje të dyshuar kriminale me R.Z-në në lagjen nr. 4 të qytetit.

Kjo nuk është hera e parë që familja e viktimës përfshihet në ngjarje të rënda kriminale. Vetëm pak ditë pas plagosjes së G.H-së dhe E.L-së, më 21 korrik, një tjetër atentat me eksploziv ndodhi në qytet, kur një person i maskuar me maskë silikoni vendosi eksploziv në automjetin e të birit të viktimës së atentatit të mbrëmjes së kaluar, 31-vjeçarit K.J, duke e shkatërruar plotësisht. Edhe kjo ngjarje mbetet ende e pazbardhur nga autoritetet.

Policia po heton në disa pista të mundshme për atentatin ndaj I.J, mes të cilave hakmarrja, prishja e pazareve kriminale dhe lidhjet me ngjarjet e mëparshme që kanë tronditur Sarandën gjatë këtij viti. Kjo ngjarje e fundit shton më tej shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës kriminale në qytet, i cili duket se po bëhet arenë e larjes së hesapeve mes grupeve të ndryshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago