Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është takuar me ministrin e Jashtëm, të Turqisë, Mevlut Çavusoglun.
“Një mbrëmje e bukur në ambient familjar, me Ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, mikun tim dhe mikun e Kosovës Mevlut Çavusoglun”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe, kryediplomati turk ka arritur në Kosovë këtë pasdite, ku është pritur nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Ndërkohë, dje Çavusoglu kishte vizituar Beogradin dhe gjatë takimit me homologun serb tha: bashkëpunimi ekonomik mes Turqisë dhe Serbisë, falë presidentit Vuçiq, po bëhet gjithnjë e më i madh.
“Ne vumë synimin për shkëmbim tregtar prej pesë miliardë dollarësh, folëm edhe për vizitën e ardhshme të Erdoganit në Beograd. Ne jemi duke ndërmarrë hapa të sigurt drejt arritjes së një bashkëpunimi më të mirë me Serbinë. Falë mbështetjes së Aleksandër Vuçiqit, ne kemi rritur investimet e biznesmenëve turq në Serbi”, tha Çavusoglu.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…