Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka thyer heshtjen pas akuzave dhe shpifjeve që prej disa muajsh qarkullojnë për të në rrjetet sociale dhe disa media online.
Me një reagim të gjatë në profilin e saj, ajo shprehet se nuk do të lejojë askënd ta përdorë emrin e saj për qëllime të ulëta dhe se publiku e njeh mirë figurën dhe karrierën e saj.
“Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”, shkruan Simaku.
Këngëtarja kujton se kjo nuk është hera e parë që përballet me mllef e paragjykime. “Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.”
Mesazhi i saj është i qartë: “Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj. Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten. Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime.”
Kujtojmë se për një kohë të gjatë, këngëtarja ishte zhdukur nga sytë e publikut shqiptar, për t’u rikthyer vitin e shkuar në një formë që askujt s’ja kishte marrë mendja.
Simaku u pa në kronikën e televizionit amerikan “ABC 7” duke marrë ndihma vullnetare. Video, që u pasua me reagimin e mijëra shqiptarëve dhe që u kthye padyshim në kryefjalë të mediave.
Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria menjëherë pas rrëzimit të komunizmit me ëndrrën e madhe për të prekur Hollywood-in.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…