POLITIKE

Hamza: As një njëri, as Sami Lushtaku nuk mund të më përzihet

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga PDK, Bedri Hamza, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nëse bëhet kryetar i Komunës, askush nuk mund t’i përzihet në qeverisje, duke përfshirë edhe Sami Lushtakun.

Analistja Donika Kadaj Bujupi i bëri pyetje Hamzës se a mund të ketë ndërhyrje nga komunat fqinje në rast se Hamza i fiton zgjedhjet.

“Në rast të fitores suaj, a do të qeverisni ju, apo do të ketë ndërhyrje nga komunat fqinje? Sepse trumbetohet se disa eksponentë kanë qeverisur me disa komuna…”

Megjithatë, ende pa e përfunduar pyetjen, Hamza tha se diçka e tillë nuk do të ndodhë nga askush, e as nga Sami Lushtaku.

“O as Sami Lushtaku”, është shprehur Hamza.

“Po pse s’e kanë provuar fuqinë kur kam qenë guvernator në BQK? Apo kur kam qenë në qeveri?, pyeti Hamza.

“As një njeri hic, asnjë…”, vazhdoi Hamza.

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës ka pasur konflikt edhe me ish-kryeministrin Haradinaj derisa ishte ministër i Financave.

Hamza kishte refuzuar të marrë pagën me rritje, pasi Qeveria Haradinaj ia kishte rritur pagat vetës.

“Nëse do që ministri të jetë burri më i mirë i Qeverisë, le të na përkrah në rritjen e pagave… Por, qasja e tij nganjëherë ëshë e pakuptimtë”, kishte deklaruar Haradinaj atë kohë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago