Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Francës të mërkurën bënë një hap drejt përmirësimit të raporteve pas mosmarrëveshjes për paktin e ShBA-së me Australinë.
Franca u pajtua ta kthejë ambasadorin e vet në Uashington, ndërsa Shtetet e Bashkuara pranuan se kanë gabuar që nënshkruan marrëveshje me Australinë për t’i shitur nëndetëse me energji bërthamore pa u konsultuar me Parisin.
Përmes një deklarate të publikuar pas bisedës telefonike 30-minutëshe mes presidentëve Joe Biden e Emmanuel Macron, dy udhëheqësit njoftuan se u pajtuan për të nisur diskutime të thella për rindërtimin e besimit dhe për t’u takuar në Evropë në fund të tetorit, shkruan Reuters.
Në deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara u zotuan për ta rritur përkrahjen për operacionet kundër terrorizmit në Afrikë, të cilat kryhen nga shtetet evropiane.
Telefonata e Bidenit me Macronin ishte përpjekje për t’i ulur tensionet, pasi Franca i akuzoi Shtetet e Bashkuara për thikë pas shpine, kur Australia e anuloi marrëveshjen 40-miliardëshe për blerjen e nëndetëseve franceze e i zgjodhi nëndetëset amerikane.
E zemëruar me paktin e befasishëm mes Shteteve të Bashkuara, Australisë e Britanisë së Madhe, Franca para disa ditëve i tërhoqi ambasadorët e vet nga Uashingtoni dhe Canberra.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…