Është hapur aplikimi për 100 euro për studentë.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njoftoi se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për studentët e niveleve Bachelor, Master e Doktoraturë.
“Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregullt të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë. Aplikimi për mbështetje bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale, thuhet në njoftim.
Aplikimi për studentë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358