POLITIKE

Haradinaj e mbështet Nagavcin për mosndryshimin e udhëzimit administrativ

Pas deklarimit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci se nuk do të ndryshoj udhëzimin administrative që u ndalon nxënësve të Kosovës bartjen e uniformës fetare në shkolla këtë vendim të saj e ka mbështetur edhe ish-Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’.

“Përshëndes qëndrimin e Ministres @arberienagavci për mosndryshimin e udhëzimit administrativ!”, ka shkruar ajo.

Sipas Nagavcit, fushata për pezullimin e Udhëzimit Administrativ për shaminë ka qenë e paqëndrueshme.

“Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë Udhëzim Administrativ për shaminë, nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di”.

“Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe i institucioneve publike. Udhëzimi Administrativ të cilit i kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta”, ka shtuar ajo.

“Është e vërtetë që ky udhëzim ka disa çështje ligjore sepse preambula të cilës i referohet nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MASHTI-t, por rekomandimet janë dhënë që ai udhëzim të mbetet në fuqi. Udhëzimi do mbetet në fuqi dhe do shohim si e rregullojmë tutje në aspektin formal ligjor”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe njëri nga iniciuesit e kësaj nisme, Durim Berisha, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, ditë më parë, pati njoftuar se Udhëzimi Administrativ që ua ndalon vajzave nën moshën 18 vjeçare bartjen e mbulesës në shkolla, pritet të anulohet para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Kemi marrë garanci nga Ministria e Arsimit për ndryshimin e këtij udhëzimi. Prandaj njoftojmë opinionin publik se kampanja #ndryshojeni_ua_për_shaminë shpallët e përfunduar”, kishte shkruar Berisha në Facebook.

Megjithatë me të kumtuar lajmin Nagavci, Berisha, ka bërë të ditur se për çështjen në fjalë do t’i drejtohen gjykatës.

“Që në start jemi përgatitur që këtë çështje ta fitojmë përmes rrugëve gjyqësore, Ashtu edhe do të ndodhë. Por ku po mbeteni ju? Ku po dalloni nga paraardhësit tuaj? Ju dalloni nga ta vetëm për faktin se jeni frikacak, tinëzar e shumë më të padijshëm se ta”, ka shkruar ai në Facebook.

Javëve të fundit, pas më shumë se një dekade, bartja e mbulesës për vajzat e besimit islam në shkollat publike është rikthyer si temë diskutimi në Kosovë.

Një udhëzim administrativ i nxjerr nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës në vitin 2010, vendosi të ndalonte bartjen e shamisë në shkollat fillore dhe të mesme, në vend.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

30 minuta ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

5 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

19 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

20 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago