Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar me Konteshën e Wessex të Britanisë së Madhe e cila ka qëndruar sot në Kosovë.
Ai tha se ky shtet ka dëshmuar miqësinë ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet mes dy vende i ka quajtur të veçanta, njofton Klan Kosova.
Haradinaj ka falënderuar pjesëtaren e familjes mbretërore edhe për edhe kujdesin e saj kushtuar viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.
Postimi i plotë:
Britania e Madhe ka dëshmuar miqësi të fuqishme ndaj Kosovës dhe është rreshtuar si njëra nga vendet që i ka besuar të drejtës tonë, dhe sot marrëdheniet tona janë shumë të veçanta.
Sonte, në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë me rastin e vizitës së Lartmadhërisë së saj, Konteshës së Wessex, pata nderin që personalisht ta falënderoj për kontributin e madh të Britanisë dhënë shtetit të Kosovës, por edhe kujdesin e saj special kushtuar heroinave tona, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.
Mirënjohës përjetë!