Ish- kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.
Haradinaj ka folur për raportet e kryeparlamentares Vjosa Osmani me partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Ajo mundet me mbajt këtë post edhe përderisa parlamenti nuk e shkarkon, që nuk besoje që do të ndodhe, do ta mbajë. Sa i përket raporteve me partinë prej nga vjen, është hera e parë që LDK krijon qeveri edhe zonja Osmani e ka shumë vështirë mos me votu kolegun e vet z.Hoti edhe për faktin që ajo mban një post tjetër. E shoh bukur të vështirë pozicionin e saj nëse nuk e voton. Nuk lidhet me postin e saj për të mbet, por lidhet me marrëdhëniet me partinë e saj, e ka të vështirë shpjegimin për mos votomin e kësaj qeverie”, ka thënë ai në Real Story.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…