Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, i ftuar në Frontal të T7, ka thënë se gjatë kësaj jave, apo javës që po vjen do të ndodhin arrestimet e para nga Gjykata Speciale.
Ai thotë se këto informacione i kanë nga disa avokatë me të cilët bashkëpunojnë e të cilët punojnë në Dhomat e Specializuara.
“Në bazë të disa avokatëve me të cilët kemi bashkëpunim, sepse ne kemi bashkëpunim me ta , priten arrestime këtë jave dhe javën tjetër. Por nëse jo gjatë këtyre javëve, gjatë muajit gjithsesi”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkohë derisa Haradinaj ka dhënë këtë deklaratë, Ish-komandanti i FSK’së, Kadri Kastrati, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.