BREAKING NEWS

Dy luftëtarët e parë amerikanë të kapur robër nga ushtarët rusë në Ukrainë

Dy amerikanë që luftojnë përkrah forcave ukrainase në veri të Kharkiv-it janë zhdukur për gati një javë. Tashmë familjarët e tyre druhen se ata mund të jenë kapur nga forcat ruse. Bëhet fjalë për Alexander John-Robert Drueke, 39 vjeç, nga Tuscaloosa, Alabama, dhe Andy Tai Ngoc Huynh, 27 vjeç, nga Hartselle, Alabama.

Një rreshter i ekipit tha për CNN se njësia e tyre po luftonte nën komandën e brigadës së 92-të të mekanizuar të Ukrainës më 9 qershor, pranë qytetit të Izbytske. Ai tha se Drueke dhe Huynh u zhdukën gjatë betejës dhe në misionet e mëvonshme të kërkimit nuk u gjet asnjë gjurmë e tyre.

Në një postim të nesërmen në një kanal propagandistik rus në Telegram thuhej se dy amerikanë ishin kapur pranë Kharkiv-it.

Bunny Drueke, nëna e Alex, tha për CNN se ata mund të jenë kapur rob lufte, por kjo nuk është konfirmuar. Ajo tha se ambasada amerikane në Ukrainë nuk ka qenë në gjendje të verifikojë nëse djali i saj është kapur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago