Haradinaj në përurimin e asfaltimit të segmentit të parë Deçan-Plavë: Po realizohet ëndrra e kahmotshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka marrë pjesë në përurimin e asfaltimit të segmentit të parë të rrugës Deçan-Plavë, bashkë me kryeministrin Hoti e kryetarin e Deçanit Ramosaj.

“Sot në përurimim e asfaltimit të segmentit të parë të rrugës Deçan – Plavë, së bashku me Kryeministrin Avdullah Hoti, kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, ministra, deputetë dhe qytetarë të shumtë”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se është ëndërr e kahmotshme lidhja e Deanit me Plavën

“Ëndrra e kahmotshme e lidhjes së Deçanit me Plavën po realizohet dita ditës”, ka shkruar ai.

“Kosova po ndërtohet”, ka thënë në fund Haradinaj.