FOTO&VIDEO

Rast i rrallë: QKMF që menaxhohet nga Komuna e Mitrovicës, shpenzon 15 mijë euro vetëm për prezervativ

QKMF që është nën menaxhimin e Komunës që udhëhiqet nga kryetari që vjen nga VV-ja, Agim Bahtiri, ka paguar kohët e fundit një faturë mjaft të madhe, me vlerë mbi 130 mijë euro.

Në dokumentin që ka siguruar “Jepi zë”, produktet shihet se kushtojnë mjaft shtrenjtë, madje me çmimin që mund të blihen edhe në barnatore e jo siç zakonisht ndodhë, të blihet me çmime më të ulëta kur bëhet fjalë për sasi kaq të madhe.

Ndër produktet e shtrenjta janë kondomat. QKMF që është nën menaxhim dhe buxhet të Drejtorisë së Shëndetësisë, ka paguar 15 mijë euro për 30 mijë kondoma, që i bie 50 cent për copë, që po konsiderohet çmim i lartë.

Një zyrtar i besueshëm i Komunës i ka thënë “Jepi zë” në kushte anonimiteti se çmimet janë të larta. Sipas tij, shumica e ilaçeve të blera kanë çmim të lartë dhe ka raste që edhe në barnatore gjenden më të lira.

Duhet theksuar se pagesa për kondoma është një prej më të lartave në faturën prej 130 mijë eurove.

E dokumenti që është siguruar nga “Jepi zë” por që nuk publikohet për të ruajtur konfidencialitetin, është nënshkruar më datë 26 prill të këtij viti.

Sidoqoftë, vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Komuna blenë produkte me çmime të larta. Mediat kishin raportuar në fillim të pandemisë se edhe maskat u blenë me çmim të lartë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

11 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago